Treg

Kina kërcënon SHBA-në me listën e zezë të metaleve të rralla teksa lufta tregtare zgjerohet

Kompanitë japoneze dhe entitetet e huaja që mbështesin ndalimet e SHBA-ve në marrëdhëniet me firmat e teknologjisë kineze si Huawei, mund të preken nga lista e zezë që Pekini pritet të vendosë në 2021.

Kina ka kërcënuar të krijojë një listë të zezë për metalet e rralla, ndërsa lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara përkeqësohet.

Kjo do të thotë që nëse kompanitë e huaja shihen se dëmtojnë interesat e Kinës, ose kanë lidhje me palë të lidhura që dëmtojnë interesat e saj, atëherë Pekini do të kufizojë ose thjesht do të ndalojë eksportin e tyre të burimeve strategjike, veçanërisht tokat e metaleve të rralla.

Këto kompani të huaja do të futen në një “listë të zezë”.

Kjo do të ishte e ngjashme me aktivitetet e “listës së entiteteve” të Departamentit të Tregtisë të SHBA-ve për kompanitë e huaja që tregtojnë me Korenë e Veriut ose Iranin, ose akuzohen për veprime të paligjshme të tilla si pastrimi i parave ose puna e detyruar, etj.

Media japoneze vë në dukje pikërisht se kjo përfshin shtrëngimin e eksporteve të tokave të metaleve të rralla nga Kina.

Sapo të miratohet ky ligj, do të jetë hera e parë që Kina përdor mjete ligjore për të kufizuar zyrtarisht eksportin e tokave të metaleve rralla te ndërmarrjet e huaja “jomiqësore”.

Është vërejtur se ky draft ligj është botuar që para tre viteve dhe është rishikuar dy herë në periudhën që prej asaj kohe. Pritet që rishikimi i fundit do të kryhet në Kongresin Popullor Kombëtar javën e ardhshme, përpara se të dekretohet dhe zbatohet në 2021.

Kompanitë japoneze “mund të jenë në rrezik”

Media japoneze thotë se lista e zezë e tokave të metaleve të rralla e përpiluar nga Kina ka të ngjarë të përfshijë kompani amerikane, dhe nëse kompanitë nga Japonia dhe vendet e tjera mbështesin kufizimet e eksportit të SHBA-ve në Kinë, ato gjithashtu mund të përballen me rreziqe për çështjen në fjalë.

Metalet e tokave të rralla janë një burim i rëndësishëm strategjik për Kinën në botën e jashtme. Këto 17 minerale dhe metale të rralla janë të nevojshme për teknologji të ndryshme me precizion të lartë, si dhe për produkte ushtarake dhe industriale.

Sipas statistikave, rreth 90% e karbonatit të magnezit dhe bariumit të Japonisë vijnë gjithashtu nga Kina. Me fjalë të tjera, pothuajse çdo produkt elektronik dhe produkt teknologjik në Japoni duhet të përdorë metale të tokave të rralla.

Duke pasur parasysh që kompanitë japoneze kanë mbështetur kufizimet e SHBA-ve mbi Kinën, sipërmarrësit në Japoni do të shqetësohen për këtë ligj.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë kërkesa të mëdha për metale të tokave të rralla nga Kina dhe kanë rizgjuar interesin për të investuar në këtë drejtim për të patur pavarësi nga Kina.

Dy vjet më parë Shtetet e Bashkuara renditën 35 metale që konsiderohen kritike për sigurinë dhe prosperitetin ekonomik të SHBA-ve. Kjo përfshinte 17 elementë të tokave të rrallA. U zbulua se Shtetet e Bashkuara kishin nevojë të importonin 31 nga 35 metalet. Dhe rreth 14 ndërmarrje janë plotësisht të varura nga importet.

Kina është prodhuesi më i madh i 19 prej këtyre 35 metaleve. Gjithashtu, SHBA-të, Rusia dhe vendet e tjera aktualisht dërgojnë metalet e tyre të tokave të rralla në Kinë për përpunim, që do të thotë se ajo ka një epërsi në prodhimin global.

Të rrallë? Jo – por të pistë, të ndërlikuar dhe të kushtueshëm për tu prodhuar

Vendet perëndimore janë klientët më të mëdhenj për eksportet e metaleve nga tokat e rralla. Sidoqoftë, duhet të theksohet se eksportet e tokve të rralla gjenden në të vërtetë në shumë vende. Ajo që i bën ata të vlefshëm është fakti që përpunimi i këtyre metaleve është një biznes shumë i ndyrë, i cili është teknikisht kompleks dhe se minatorëve në vendet e tjera u mungon ekspertiza për ta bërë këtë.

Ekspertët thonë se rreziqet e përfshira në Perëndim për zhvillimin e prodhimit të tyre – dhe përpjekjet janë duke u zhvilluar si në SHBA dhe gjetkë për të forcuar burime alternative – janë të konsiderueshme sepse duhen vite për të ndërtuar aftësitë e përpunimit, plus që është process shumë i shtrenjtë pa patur mbështetjen e qeverisë. Kjo është arsyeja pse disa analistë thonë se Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve duhet të mbështesë përpjekjet alternative të prodhimit në SHBA dhe gjetkë.

Kohët e fundit, disa kompani teknologjike kineze si Huawei dhe SMIC janë futur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara dhe njerëzit pranë çështjes kanë sugjeruar që Pekini duhet të përgjigjet duke bllokuar eksportet e metaleve të rralla në Shtetet e Bashkuara, sipas agjencisë së lajmeve Netease.

Sidoqoftë, ky është Asi nën mëngë që udhëheqësit kinezë kanë kohë qëe ruajnë. Në maj të vitit 2019, Presidenti Xi Jinping vizitoi një kompani që prodhonte magnet nga toka të rralla në Jiangxi kur lufta tregtare me Uashingtonin filloi të nxehej. Disa besojnë se kjo lëvizje ishte një sinjal për udhëheqësit e biznesit dhe zyrtarët në SHBA për të theksuar dominimin e Kinës ndaj këtyre metaleve të rëndësishme./Burimi:Asiatimesfinancial/ Në shqip: Gazeta “Si”/


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë