Ne rrjet

Kina i përgjigjet SHBA: S’kemi fshehur shifrat e vërteta mbi koronavirusin

Kina ka refuzuar konkluzionin e inteligjencës amerikane se Pekini ka fshehur shtrirjen e impaktin e vërtetë të përjetuar nga epidemia e koronavirusit në popullsinë e saj. Madje ajo e ka akuzuar ShBA-në se po kërkon të zhvendosë vëmëndjen e fajin nga keqmanaxhimi i situatës të saj të përhapjes së koronavirusit.

Ministrja e Jashtme Hua Chunying të enjten i ka mbrojtur përpjekjet e vendit të saj ndaj përgjigjeve të virusit, fillimisht të identifikuara në dhjetor në qëndrën e qytetit kinez Wuhan, si të hapura e transparente. Sipas një interviste me Bloomberg ajo shprehet se inteligjenca amerikane i ka dërguar Shtëpisë së Bardhë një raport në të cilin thuhet se Pekini e ka nuk e ka raportuar numrin e vërtetë të rasteve të identifikuara me Covid-19 si dhe të atyre që kanë ndërruar jetë prej këtij virusi në Kinë.

“Zyrtarët e ShBA-së thjesht duan që të zhvendosin fajin”, shprehet Hua. “Madje ne nuk duam të bëjmë debat me ta, por të përballur më këto shpifje ndjehem e detyruar të marr kohë e të qartësoj dhe një herë të vërtetën”, vazhdon ajo.

Hua e vuri në pikëpyetje shpejtësinë me të cilën ShBA-ja i është përgjigjur shpërthimit të virusit pas ndalimit të hyrjes së qytetarëve kinezë në territorin e saj më 2 shkurt. “Mundet ndokush të më thotë se ç’ka bërë ShBA-ja gjatë dy muajve të mëpasshëm ?”, pyet ajo.

Punonjës të aeroportit internacional Pudong në Shanghai të veshur me pajisje mbrojtëse. Foto: Qilai Shen/Bloomberg

Të mërkurën Bloomberg njoftoi përmes citimeve të tre zyrtarëve kinezë anonim se raportimi publik që Kina ka bërë mbi numrin e të infektuarëve si dhe të atyre që kanë ndërrruar jetë është jo i plotë.

Që prej rastit të parë të identifikuar me koronavirus në 31 dhjetor e gjer më sot, autoritetet shtetërore kineze kanë raportuar rreth 82,000 raste infektimi me koronavirus dhe 3,300 të cilët kanë ndërruar jetë. Ndërsa ShBA-ja gjer tani ka 189,000 raste infektimi me Covid-19 dhe 4,000 individë kanë ndërruar jetën aty.

Presidenti Donald Trump në një deklaratë për shtypin u shpreh se ai nuk ka marrë informacion nga inteligjenca amerikane se Kina ka fshehur shtrirjen e vërtetë të koronavirusit në popullsinë e saj, por që në mendimin e tij numrat në lidhje me koronavirusin në Kinë duken të paket.

Ndonëse Kina, eventualisht me përhapjen e koronavirusit në vendin e saj, ndërmorri masa strikte izolimi dhe të karantinës në masë, skepticizmi drejt statistikave të saj të deklaruara mbi koronavirusin ka qënë prezent.

“Pretendimi se ShBA-ja ka më shumë vdekje se Kina është jo i vërtetë”, shprehet Ben Sasse, një republikan nga Nebraska për një intervistë të realizuar nga Bloomberg.

Ndërkohë Sekretari i shtetit Amerikan Michael Pompeo publikisht në një deklaratë për shtypin ka nxitur Kinën e gjithë vendet e tjera që të jenë transparente mbi të dhënat që kanë të bëjnë me koronavirusin. Ai vazhdimisht e ka akuzuar Kinën se ka mbuluar të vërtetën e problemit në lidhje me Covid-19 e veçanërisht në javët e para që virusi u identifikua aty e madje ka refuzuar ofertat e ndihmesës nga ekspertët amerikanë. “Këto statistika kanë shumë rëndësi që të jenë të vërteta. Kjo pasi jo vetëm që mund të cënojë besimin e njerëzve në institucionet shtetërore, por dhe nuk paraqet një pikturë të saktë mbi testimet apo efektivitetet e terapive të ndryshme mjekësore që realizohen mbi njerëzit.”, shprehet Pomepo.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë