Jete & Stil

Kimikatet toksike kanë pushtuar produktet e make-up

“Kimikatet toksike fluorinare të quajtura PFAS përdoren gjerësisht në kozmetikë të prodhuara nga marka kryesore në Amerikë dhe Kanada”, shkruhet në një studim

Studimi i botuar në Environment Science & Technology, zbuloi atë që autorët e studimit e karakterizuan si nivele "të larta" të fluorit organik, një tregues i PFAS, në mbi gjysmën e 231 mostrave të produkteve të makeup-it dhe kujdesit personal. Kjo përfshin buzëkuq, lapsa, bojë për vetulla, rimel, kremra, balsam buzësh, penel, manikyr dhe më shumë.

Produktet që përmbajnë më shpesh nivele të larta fluori përfshijnë laps për vetulla kundër ujit (82% të markave të testuara), pudër(63%) dhe buzëkuq të lëngshëm (62%).

PFAS, ose substancat per- dhe polifluoralkil, janë një klasë prej rreth 9,000 përbërjesh që përdoren për të bërë produkte të tilla si paketimi i ushqimit, veshje dhe tapetë dhe produkte rezistente ndaj ujit. Ata shpesh quhen "përgjithmonë kimikate" sepse nuk prishen natyrshëm dhe është zbuluar se ‘grumbullohen’ te njerëzit.

Kimikatet janë të lidhura me kancerin, problemet e lindjes, sëmundjen e mëlçisë, sëmundjen e tiroides, imunitetin e dobët, problemet me hormonet dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore.

“Studiuesit u befasuan nga numri i lartë i produkteve që përmbajnë kimikatin e rrezikshëm”, tha Tom Bruton, një shkencëtar i vjetër dhe një nga autorët e studimit.

"Ky është studimi i parë për të parë fluorin total ose PFAS në kozmetikë kështu që ne thjesht nuk e dinim se çfarë do të gjenim. Këto janë produkte që njerëzit përhapin në lëkurën e tyre ditë pas dite, kështu që ka me të vërtetë rëndësi që njerëzit ta dinë se çfarë ndodh me produktet që përdorin”, tha Bruton.

Produktet që u kontrolluan për përbërje të PFAS përmbanin midis katër dhe 13 lloje në secilin. Autorët e studimit testuan kozmetikë të bërë nga dhjetëra marka, duke përfshirë L’Oréal, Ulta, Mac, Cover Girl, Clinique, Maybelline, Smashbox, Nars, Estée Lauder dhe më shumë.

Sidoqoftë, studimi nuk zbuloi se cilat marka përdorin kimikatet toksike sepse autorët thanë se nuk dëshironin të "ekspozonin" kompanitë e përfshira.

Kimikatet, të cilat janë shumë të lëvizshme dhe lëvizin lehtësisht përmes mjedisit dhe njerëzve, mund të absorbohen përmes lëkurës, të absorbohen nga kanalet e lotëve ose të gëlltiten. Green Science Policy Institute vëren se njerëzit që mbajnë buzëkuq mund të hanë aksidentalisht disa kg të produktit gjatë gjithë jetës së tyre.

“Kompanitë shpesh nuk rendisin PFAS në etiketat e tyre kur përdorin kimikatet, duke i bërë ato gati të pamundura për konsumatorët për t'i shmangur”, tha Bruton.

Bruton tha se PFAS përdorej zakonisht në kozmetikë për t'i bërë produktet të papërshkueshme nga uji, më të qëndrueshme dhe më të lehtë për t'u përhapur. Megjithatë, zinxhiri i furnizimit ishte "i ndërlikuar", shtoi ai, dhe ishte e paqartë nëse kompanitë ishin në dijeni që po shtonin kimikate toksike.

Ai vuri në dukje se rreth gjysma e mostrave nuk përmbajnë nivele të larta fluori, gjë që sugjeron se produktet kozmetike mund të bëhen pa PFAS.

"Për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve nga ekspozimi i mëtejshëm ndaj PFAS, FDA duhet të ndalojë shtimin e PFAS në produktet kozmetike".

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë