Politike

Kim: Sundimi i ligjit dhe gjykatat e pastra mundësojnë investime të huaja në Shqipëri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, thotë se ka potenciale reale për investim të SHBA-ve në vendin tonë.

“Potenciali për investime të mëdha nga SHBA në Shqipëri është real. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe gjeografi strategjike. Sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë. Kjo është arsyeja pse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të lidhura”, shkruan Yuri Kim, ndërsa ka publikuar një artikull të revistës “Monitor”, konkretisht një intervistë me John Jovanovic, drejtori i zyrës së përhershme të Korporatës Ndërkombëtare të Zhvillimit Financiar (DFC) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qendër në Beograd.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë