Politike

Kim: S’është koha për t’u ankuar, koha për të luftuar korrupsionin dhe krimin

“Mos u vetëkënaq duke qëndruar ulur dhe të ankohesh! Çohu dhe vepro!”. Me këto fjalë, Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim fton të gjithë personat që e ndjejnë veten të kualifikuar dhe që plotësojnë kriteret ligjore që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Koha për të vepruar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë diferencën, duke u bërë hetues i BKH-së. Aplikimet mbyllen sonte në mesnatë”, thotë Ambasadorja Amerikane.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1310878846095446016

Kim e shoqëron postimin me linkun e adresës online që të çon në faqen e SPAK ku dorëzohen aplikimet për kandidatët për BKH.

Deri në mbrëmjen e së martës interes kanë shfaqur më shumë se 300 persona. Pas përfundimit të kësaj faze nis faza tjetër e verifikimit formal të aplikimeve, ku do të skualifikohen vetëm personat që nuk plotësojnë kriteret ligjore.

Më tej do të vazhdohet me fazat e tjera, që nga testimi me shkrim dhe ai fizik, për të mbërritur në fund me trajnimin në SHBA nga FBI të 60 hetuesve që do të përbëjnë Byronë Kombëtare të Hetimit, njohur si krahu i djathtë i Prokurorëve të Posaçëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë