Rend dhe Ligj

Dita e fundit, 300 aplikime për 60 vende hetues në BKH

Kjo e martë është afati i fundit për të gjithë personat e interesuar për t’u bërë pjesë si hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Aplikimet bëhen online në adresën [email protected]. Deri në mbrëmjen e së hënës, numri i personave që kanë shprehur interes ka qenë mbi 300. Ata dhe të tjerët që mund të aplikojnë në orët e fundit të afatit do të konkurrojnë për 60 vende.

Fill pas mbylljes së procesit të aplikimit, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së do të nisin procesin e verifikimit të parë, që do të jetë formal. Në këtë fazë do të përjashtohen emrat që nuk plotësojnë kriteret ligjore.

Në përfundim të kësaj faze, kandidatët që e kanë kaluar do t’i nënshtrohen një testimi fizik dhe logjik, si edhe do të verifikohen nga një komision për pasurinë dhe integritetin.

Pas përzgjedhjes së 60 hetuesve, ata do të trajnon për disa javë nga FBI amerikane në SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë