Listës së personazheve të njohur që janë infektuar nga Covid-19 në Shqipëri i shtohet edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.
Vetë kryediplomatja amerikane e ka njoftuar këtë përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale.
“Miq, doja t’u njoftoja se rezultova pozitive nga Covid-19”, shkruan ajo.
Ambasadorja nënkupton se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj në vetëizolim.
Një ditë më parë, Kim ishte për takime në Portin e Durrësit, ndërsa javën e fundit ka qenë mjaft aktive në daljet publike, sidomos për t’u kujtuar politikanëve shqiptarë përzgjedhjen e kandidatëve me integritet në zgjedhjet e 25 prillit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.