Politike

Kim pas deklaratës së Metës: Kërcënimet s’mund të pranohen si normale. Askush mbi ligjin

Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka reaguar pas deklaratës së Ilir Metës, i cili sulmoi kreun e SPAK, Arben Kraja dhe reformën në drejtësi, duke iu rikthyer termit ‘Ramaformë’.

"Kërcënimet dhe nxitjet ndaj prokurorëve & gjyqtarëve - dhe përpjekje të tjera për të vënë në rrezik reformën në drejtësi në Shqipëri - nuk duhet të pranohen më si "normale". Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe është në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, shkruan Kim.

Ambasadorja thotë se sa më shumë të zbatohet reforma në drejtësi, aq më e qartë do të bëhet se askush nuk është mbi ligjin…dhe askush e thekson me gërma kapitale.

“Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet gjithnjë e më e qartë se askush - ASKUSH - nuk është mbi ligjin. Për një kohë tepër të gjatë, të pasurit dhe/ose të pushtetshmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata shqetësohen se mosndëshkueshmërisë së tyre mund t'i vijë fundi”, thotë Ambasadorja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë