Art dhe Kulture

“Kim Jong-un ndryshoi falë librit të Donald Trump”

Denis Rodman, ish-ylli i NBA është i vetmi amerikan që mund të udhëtojë i pashqetësuar në Korenë e Veriut, madje në Penian ai gëzon edhe titullin “Ambasador i sportit”.

Së fundmi, duke komentuar zbutjen e toneve në Gadishullin Korean dhe mundësinë që Kim Jong-un të takohet me Donald Trump, pasi u takua me presidentin e Koresë së Jugut, ai thotë se ka thënë një kontribut.

Duke folur për revistën TMZ, Rodman thotë se gjatë vizitës së fundit në Korenë e Veriut, në 2017, i dhuroi Kim Jong-un një libër të Donald Trump. Bëhet fjalë për një kopje të librit “Arti i të bërit marrëveshje”, botuar në vitin 1987.

“Herën e fundit që isha atje, për ditëlindjen e Kim Jong-un i dhurova librin e Donald Trump dhe botime të tjera për Presidentin e SHBA dhe për amerikanët. Besoj se nuk e kuptonte se kush ishte Donald Trump deri në momentin që nisi të lexojë librin”, thotë ai.

Ish-basketbollisti nuk kërkon meritat për këtë, të paktën jo të gjitha.

“Nuk kërkoj që të marr të gjitha meritat për këtë! Nuk më pëlqen që të them që kjo u arrit falë meje. Nuk kam ndërmend që ta bëj këtë”, thotë ai.

Rodman, një ish-konkurrent i “Celebrity Apprentice”, që organizohej nga Donald Trump, e përshkruan këtë të fundit si një mik të mirë dhe vendimi i tij për të dialoguar ka hapur një tjetër kapitull mes vendit komunist dhe SHBA.

Vetë Donald Trump publikoi në Twitter mëngjesin e së hënës një pyetje për ndjekësit e tij, ku u kërkonte një përgjigje nëse duhet të takohej me Kim Jong-un apo jo. Shtëpia e Bardhë i është përgjigjur pozitivisht mundësisë për një takim të tillë, por nuk ka një datë zyrtare.

Sa për vendin ku do të zhvillohet takimi mes dy presidentëve, më së shumti përflitet zona e çmilitarizuar në kufirin mes Koresë së Veriut dhe të Jugut, pikërisht në të njëjtin vend ku Kim Jong-un u takua me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

What Is Universal Way To Get Prescription Drugs And Get To Know More About Health


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë