Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim i kujton Presidentit Ilir Meta dhe Kuvendit se u kanë mbetur edhe gjashtë javë kohë për të mbajtur premtimin e tyre për kthimin në funksion të Gjykatës Kushtetuese.
“E lumtur që shoh progres drejt rikthimit në funksion të Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti. Edhe 6 javë kanë mbetur – Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të punojnë me urgjencë. Faleminderit Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për përzgjedhjen e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të mbajnë premtimin e tyre para qytetarëve shqiptarë për drejtësinë”, shkruan Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.