Lajme

Kim: Çdo qytetar të shkojë i lirë për të votuar

Ambasadorja e SHBA në Tiranë po ndjek personalisht nga afër procesin e votimit në qytetin e Shkodrës.

Në një komunikim të shkurtër për mediat nga ky qytet, kryediplomatja amerikane tha se ishte e kënaqur që procesi i identifikimit elektronik po funksiononte pa probleme, ndërsa bëri thirrjeqë qytetarët të votojnë të lirë dhe larg çdo forme ndërhyrjeje.

“SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, por të gjithë shqiptarët. Shpresojmë që çdo qytetar të shkojë i lirë për të votuar dhe larg çdo lloj ndërhyrje. Kjo është dita juaj”, tha Yuri Kim.

Në Qarkun e Shkodrës kandidon si i pari në listë për PSD-në, kreu i kësaj force politike, Tom Doshi, për të cilin Yuri Kim i kërkoi KQZ-së që t’i ndalonte kandidimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë