Futboll

Kilian Mpape fiton 8219 euro në orë, zbulohen shifrat e më të paguarve në Francë

Gazeta Si - Zbulohen shifrat e kontratës së yllit të PSG-së dhe lojtarëve të tjerë më të paguar në Francë. Sulmuesi përfiton më shumë se 5 herë më shumë në krahasim me çdo koleg në Ligue 1.

Kilian Mbape ka një pagë të artë te PSG. Deri këtu nuk ka asgjë të re, por së fundi në Francë janë zbuluar shifrat ekzakte se sa përfiton sulmuesi.

Mbape, që do të lërë Parisin në fund të sezonit, sipas “L'Équipe”, është në krye të listës së më të paguarve. Ai përfiton 72 milionë euro në sezon, pa llogaritur bonuset. Kjo do të thotë se ka një pagë 6 milionë euro në muaj, 197.260 euro në ditë dhe 8.219 euro çdo orë, 136 euro në minutë.

Klasifikimi i 10 lojtarëve më të paguar të Ligue 1:
Kilian Mbape
Osman Dembele
Markuinjos
Lukas Hernandez
Milan Shkriniar
Xhanluixhi Donaruma
Asensio
Randal Kolo Muani
Ashraf Hakimi
Nordi Mukiele

Të parët në listë që nuk veshin fanellën e PSG-së, në vendet 11 dhe 12, janë Aubamejang i Olimpikut të Marsejës dhe Ben Jeder i Monakosë (650.000 euro).

Nga këto paga, që nuk përfshijnë bonuset, duhen hequr kontributet, që për futbollistët më të paguar shkojnë në rreth 11%. Nga paga që marrin, lojtarët duhet të paguajnë taksat, që në Francë për më të paguarit mund të arrijnë deri në 45%, plus një kontribut të veçantë prej 4%.

Në fjalë të thjeshta, një futbollist me një pagë bruto prej 1 milion eurosh, neto merr 450.000 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë