Bota

Kievi i shqetësuar: Rrezik nëse Orban merr presidencën e Këshillit të BE-së

Kandidatura e Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel në zgjedhjet e 2024 shqetëson Kievin.

Nëse ai zgjidhet - ky është reflektimi i 'Kyiv Independent' - Michel do të hyjë në Parlamentin Evropian në mes të korrikut dhe liderët e BE-së do të duhet të emërojnë shpejt një pasardhës për pozicionin e tij vakant në Këshill.

Meqenëse Hungaria do të marrë presidencën e rradhës të Këshillit në korrik, nëse anëtarët e BE-së nuk bien dakord shpejt për një kandidat, kryeministri hungarez Viktor Orban mund të marrë rolin e Presidentit të Këshillit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë