Mjedis

Këto shpella akullnajore të Alaskës do të na mungojnë shumë shpejt

Në Junau, Alaska, ju mund të bëni një shitje nëpër akullnaja. Do të mrekulloheni nga pamja blu që ofrojnë këto vende, por duhet të shkoni sa më shpejt atje, përpara se këto mrekulli natyrore të shkrihen.

I konsideruar ndryshe si vendi që dëshmon epokën e akullnajave, Glenierin Mendenhall është formuar 3000 vjet më parë, kur bota përjetoi një periudhë të gjatë në klimë shumë të ftohtë. Një studim i kohëve të fundit, mbi shkallën e shkrirjes së Glenierin Mendenhall ka treguar se akullnajat janë tërhequr 100 metra që nga viti 2005. Por çfarë besojnë shkencëtarët se mund të qëndrojë pas këtij ndryshimi drastik në një strukturë kaq masive? Të kuptuarit se si një klimë ndikon në shkrirjen e akullit, është një enigmë shumë tërheqëse për shkencëtarët. Zhdukja e shpejtë e këtyre peizazheve është shqetësuese. Ndërsa, akullnaja vazhdon të shkrihet, nën vetëdijen tonë, formohet gjithmonë një skenë dyshimi pse po ndodh shkrirja e akullnajave. Madhështia e kësaj akullnaje mund të zvogëlohet me kalimin e kohë, jo vetëm për shkak të shkrirjes së akullnajave, por edhe për mungesë të vizitorëve. 

Kështu që duhet t’i vizitoni të gjitha mrekullitë e tilla përpara se të zhduken. Çdo vit më shumë se 500.000 vizitorë shkojnë për të parë  Glenierin Mendenhall dhe agjencitë turistike si “Alaska Shore” ofrojnë turne të ndryshëm për të vizituar akullnajat.

Ndërsa, shkencëtarët dhe shërbimet e parqeve raportojnë se shumë turistë janë skeptikë ndaj shkrirjes së shpejtë të akullnajave në Mendenhall, është e rëndësishme të edukojmë vazhdimisht publikun. Ekspertët parashikojnë se brenda 100 viteve, Mendenhall Glacier nuk do të jetë as i dukshëm nga qendra e vizitorëve. Shkrirja e akullit nuk e parashikon dot askush, prandaj vizitojini këto mrekulli natyrore sa më parë./Discovery/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë