Keshilla

Këto fruta mund t’i hani sa të doni

Jo vetëm me ushqimet, por shpesh herë dietologët sugjerojnë që edhe me frutat mos ta tejkalojmë, kjo për shkak të sasisë së sheqerit që ata përmbajnë. Megjithëse ka disa fruta, që edhe po të konsumoni sa të doni, nuk ka asnjë problem.

Në këtë grup, futen luleshtrydhet, avokadot, mjedra, mollët  etj.

Po pse pikërisht këto fruta janë më të mira për shëndetin?

Një filxhan luleshtrydhe ju siguron vetëm 7 gram sheqer dhe plotëson nevojat e trupit për vitaminë C. Gjysmë qitroje ju ofron 8 gram sheqer. Avokadot janë të pasura me yndyrna të shëndetshme që mbrojnë zemrën tuaj dhe ulin kolesterolin, plus fitokimikatet ulin nivelin e stresit oksidativ dhe inflamator. Një avokado ka rreth një gram sheqer.

Një grusht kumbulla i ofron organizmit 7 gram sheqer. Një filxhan mjedra përmban vetëm 5 gram sheqer dhe 8 gram fibra.

Nëse vuani nga diabeti duhet të dini se mollët kanë indeksin më të ulët glikemik kjo krahasuar me frutat e tjerë, por edhe me lëngun e mollës. Një mollë ka 19 gram sheqer kurse një gotë lëng molle ka 24. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë