Modeli më trendi i kësaj periudhe, shumë i dashur nga moda dhe personazhet e njohur, dhe shumë i lehtë për tu bërë edhe në kushte shtëpie, është modeli i flokëve të lagura.
Ky trend është deklaruar prej kohësh nga stilistët nëpër pasarela dhe rikonfirmuar për stinën e ardhshme, stil shumë i dashur për personazhet e njohur veçanërisht për mbrëmjet gala’ prestigjoze, por perfekt për ta mbajtur edhe në det apo kur je kudo me pushime. Stili i flokëve të lagura është pagëzuar si ‘wet look’. Lajmi i mirë është se është shumë i lehtë për tu kompjuar, prandaj është për të gjithë…
Kim Kardashian Charlize Theron Versace S20 Versace S20 Emporio Armani S19 Saint Laurent S19 Franck Provost
Pa u sforcuar fare: Hapi i parë themelor është të lani flokët tërësisht dhe të përdorni kremin zbutës. Pas kësaj, menjëherë kalohet në stilim: flokët mund të modelohen thjesht me gishtërinj, për të gjithë gjatësinë ose vetëm në vijën e flokëve, e mandej me një produkt të mirë për ti fiksuar, xhel ose një serum. Për një efekt më të rregullt, të përbërë dhe elegant rekomandohet të përdorni një krehër. Këshillë shtesë? Fiksimi përfundimtar me tharëse flokësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.