Analize

Këtë verë ikni me pushime, por askush s’mban përgjegjësi po u infektuat

Brukseli ndërmori një përpjekje të madhe të mërkurën për t’u siguruar europianëve mundësinë të pushojnë këtë verë. Megjithatë, pavarësisht premtimeve për kujdes të shtuar dhe distancim social, Bashkimi Europian ua bërë të qartë turistëve se nëse infektohen këtë vërë do të jetë përgjegjësia e tyre dhe jo e shteteve anëtare.

Në një mesazh të fshehur mes rreshtave, Komisioni Europian pranoi së nuk mund t’u siguronte qytetarëve pushime të sigurta për shkak të dy faktorëve kryesorë: pa-parashikueshmërinë e koronavirusit, dhe planeve të ndryshme të vendeve anëtare për hapjen e turizmit.

Komisionerja e BE-së për transportin, Adina Valean, deklaroi ditën e djeshme se unioni ka marrë një sërë masash për udhëtimin e sigurt të turistëve, por nëse ata infektohen do të  jetë përgjegjësia e tyre.

Çdo të thotë kjo për të gjithë qytetarët që duan të shijojnë pushimet në një nga vendet e BE-së?

Porto

Zëvëndëspresidentja e Komisionit Margrethe Vestager tha se askush nuk duhet të udhëtojë nëse ndihet i sëmurë ose shfaq simptoma, pasi do të vendoset në karantinë sapo të hyjë në vendin ku po mendonte të kalonte pushimet. Të parët që do të lejohen të kalojnë nga një vend në tjetrin janë punëtorët sezonalë, të ndjekur më pas nga turistët.

Disa vende tashmë kanë vendosur masa karantine për udhëtarët. Nga e premtja, të ardhurit në Spanjë do të duhet të kalojnë në karantinë për 14 ditë. Mbretëria e Bashkuar, e cila është larguar nga BE, por që ende operon sipas rregullave të saj këtë vit, planifikon të vendosë një karantinë 14-ditore për të mbërriturit nga avionët.

Por çdo të ndodhë nëse infektoheni gjatë pushimeve?

Nëse keni planifikuar për shembull të pushoni në Itali, dhe pas mbërritjes atje filloni të shfaqni simptoma, autoritetet italiane do t’ju urdhërojnë të izoloheni për të paktën dy javë. Nëse gjendja juaja shëndetësore rëndohet, ju mund të shtroheni në spital dhe të viheni nën kujdesin e mjekëve italianë, por të gjitha vendet anëtare e kanë bërë të qartë se nuk mbajnë përgjegjësi për turistët që infektohen, ose në rastet me ekstreme, ndërrojnë jetë. Nëse në skenarin e dytë, ju infektoheni gjatë pushimeve, por nuk shfaqni simptoma, ose shfaqni kur ktheheni në vendin tuaj, ju do të vendoseni menjëherë në izolim në vendin tuaj, ashtu sic u izoluan emigrantët e ardhur nga vendet e BE-së dy muaj më parë.

Komisioni hartoi një listë masash për të kufizuar rrezikun e kontaminimit gjatë udhëtimit me avion ose autobus. Kjo përfshin mbajtjen e maskave të fytyrës, mbajtën e një sërë vendesh bosh për të ruajtur distancën fizike, përdorimin e dokumenteve elektronike dhe vendosjen e barrierave mbrojtëse për punonjësit e transportit.

“Rreziqet e udhëtimit ndërkufitar mund të kufizohen më tej duke lejuar vetëm udhëtimin ndërmjet rajoneve që e kanë vënë nën kontroll virusin” tha Komisioni. Por kjo do të kërkojë që të gjitha vendet të kenë aftësinë e nevojshme të kujdesen për tët gjithë turistët e infektuar.

Por, edhe pse këshillat e Komisionit u tregojnë vendeve të BE-së se si të fillojnë të hapin kufijtë, nuk i drejtohet pyetjes thelbësore se çfarë duhet të bëjnë nëse ka një shpërthim të epidemisë pas hapjes së tyre.

Hoteleve u kërkohet të marrin në konsideratë mundësinë që mysafirët të rezervojnë hapësira  të veçanta në pishinë, palestër ose restorant. Hapësira të mëdha si restorantet duhet të sigurojnë që mysafirët të qëndrojnë të paktën 1.5 metra larg, ndërsa ngjarjet e mëdha siç janë koncertet do të anulohen.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë