Keshilla

Kështu pagjumësia po na vret shëndetin

Sondazhet nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit dhe Fondacioni Kombëtar i Gjumit tregojnë se 40% e të rriturve amerikanë flenë më pak se 7 orë gjumë në natë. Institutet Kombëtare për Shëndetësi thonë se në 70 milionë njerëz, 50 milionë nuk flenë mjaftueshëm. Këto sondazhe tregojnë se duhet të rishikohen më shumë studimet shkencore që vlerësojnë rolin e gjumit në trupin tonë, gjithashtu si ndikon privimi i gjumit në performancën tonë. Një neurolog i Universitetit të Floridës ka studiuar efektet e dëmtimit traumatik të trurit që vijnë si shkak i mungesës së gjumit. “Efektet e gjumit në trupin e njeriut janë më të rëndësishme se sa mund të mendohet”, ka thënë Michael S. Jaffee.

Sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit, të rriturit në Amerikë flenë mesatarisht 6.9 orë gjumë në natë krahasuar me vitet 1940, kur shumica e të rriturve amerikanë flinin mesatarisht 7.9 orë në natë, ose një orë më shumë çdo natë. Në fakt, në vitin 1942, 84% e amerikanëve flinin 7 deri në 9 orë gjumë në natë, ndërsa në vitin 2013, ky numër kishte rënë në 59%. Gjithashtu në vitin 2018, një studim i kryer mbi oraret e gjumit u zbulua se meshkujt flinin krahasuar me gratë, me vetëm 6.5 orë gjumë në natë.

Pse gjumi ka rëndësi
Problemet e shkaktuara nga mungesa e gjumit shkojnë përtej lodhjes. Në vitet e fundit, studimet kanë treguar se të rriturit që flinin më pak ose ata që kishin më pak se 7 orë gjumë në natë, raportonin më shumë se 10 probleme shëndetësore krahasuar me ata që bënin orarin e gjumit të plotë, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, obezitetin, astmën dhe depresionin. Gjithashtu studimet thonë se fëmijët duhet të flenë më shumë se të rriturit. Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit rekomandon që fëmijët nga gjashtë deri në 12 vjeç duhet të flenë nëntë deri në 12 orë në ditë dhe adoleshentët nga 13 deri në 18 vjeç duhet të flenë tetë deri në 10 orë në ditë në baza të rregullta për të nxitur shëndetin optimal. Një sondazh i Fondacionit “Gjumi” thotë se fëmijët amerikanë flenë më pak se një orë gjumë në natë se sa kërkon trupi i tyre. Hulumtuesit kanë zbuluar se privimi i gjumit prej një ore të vetme mund të ketë një efekt të dëmshëm në zhvillimin e trurit të një fëmije. Gjumi i papërshtatshëm mund të ndikojë në plasticitetin synaptik dhe kodimin e kujtesës, dhe kjo mund të rezultojë në mos përqendrim gjatë orëve të mësimit. Secili prej sistemeve tona biologjike është prekur nga gjumi. Kur nuk flemë gjumë sa duhet ose kur përjetojmë gjumë të dobët, pasojat biologjike mund të jenë të rënda. Kur ne jemi të privuar nga gjumi, trupat tanë bëhen më të dobët gjithashtu edhe sistemi nervor është me i dobët. Gjithashtu mungesa e gjumit shkakton probleme me zemrën dhe presion të lartë të gjakut. Sistemi ynë endokrin liron më shumë kortizol, një hormon stresi. Trupi ka më pak tolerancë glukoze dhe rezistencë më të madhe të insulinës, e cila në afat të gjatë mund të shkaktojë një rrezik në rritje të diabetit të tipit 2. Gjithashtu, privimi i gjumit shkakton një reduktim të hormonit të rritjes dhe mirëmbajtjes së muskujve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë