Vende dhe Udhetime

Kështjellat e mrekullueshme të Uellsit

Vendi më i mirë kur flasim për kështjella mund t'ju vijë si surprizë. Nuk është Loire i Francës ose Bavaria e Gjermanisë. Epiqendra e vërtetë është Uellsi, i cili përmban më shumë kështjella për kilometër katror se çdo vend tjetër në Evropë.

Numri i madh i kështjellave në Uells përputhet me larminë e tyre.

"Për një vend të vogël kemi pothuajse çdo lloj dhe formë, duke përfshirë kështjella koncentrike, kështjella me porta gjigande të fortifikuara, kështjella që mund tju mbrojnë nga çdo gjë dhe kështjellave të dizajnuara të jenë vendbanime të bukura luksoze ”. thotë historiani Kate Roberts.

Kjo gamë  kështjellash tregon se sa fortesat pasqyrojnë historinë.

Kalaja Chepstow me pamje nga Lumi Wye. Fortesa e shekullit të 11 ku komandanti i saj William Marshall e ktheu në një kështjellë të mrekullueshme ku gjithashtu shërbeu si depo për arin dhe argjendin e mbledhur nga Marshall. Pjesa më e mrekullueshme e Chepstow janë dyert e saj të drurit, më të vjetrit në Europë të cilat fillimisht ishin veshur në pllaka hekuri për të zmbrapsur pushtuesit dhe për të mbajtur të sigurta thesaret e plaçkitura të Marshall-it.

Carreg Cennen në Uellsin jugor qëndron në një shkëmb të lartë dhe tregon historinë e 'Lordit të kështjellës' i cili pati një mbretërim të gjatë dhe të suksesshëm si princ, duke zgjeruar territorin e tij në të gjithë Uellsin perëndimor dhe duke fituar respektin e të gjithëve por jeta e tij ishte e mbushur me grindje familjare, pasi djemtë e tij luftuan për epërsi dhe ai në fakt përfundoi i burgosur prej tyre.

Castell y Bere është një shembull kryesor i një kështjelle Uellsiane e ndërtuar nga një princ vendas, Llywelyn i Madh.

"Përkundër shtesave të bëra nga Edward I pasi ai mori fortesën në 1283, kështjella është në thelb një kështjellë princërore e Uellsit," thotë historiani Bill Zajac.

Nëse Kështjella Bere përfaqëson një kështjellë klasike Uells, Kështjella Conwy është shembulli më i i kështjellave shumë më moderne të ngritura nga Mbreti Edward. Mbreti i ofroi mjeshtrit murator James të Shën Gjergjit një buxhet të madh për të ngritur një rreth kullash të larta, mure, një sallë qendrore monumentale dhe një sallë për luftime masive.

"Është një nga kështjellat më të kompletuara në botë," thotë Roberts e cila të lejon të shohësh male dhe gjithë qytetin.

 Me kalimin e kohës kështjellat e Uellsit ndryshuan formën. Ndërsa luftërat mbaruan ato ngadalë evoluan nga kështjellat kryesisht prej guri në kështjella moderne, me disa nga pasuritë më të mëdha të Uellsit dhe thesare që përdoren për zbukurim.

Kalaja Raglan është një shembull kryesor. Pjesët më të vjetra të kalasë janë të shekujve 13-14, por ajo që vizitorët shohin sot kryesisht daton nga shekulli i 15-të, kur Raglan është bërë një shtëpi madhështore me apartamente të shumtë përreth një shatërvani. Shtesat e vonshme në shekullin e 16-të e shndërruan në një shtëpi të mrekullueshme të rrethuar nga tarraca, kopshte dhe një liqen.

Kalaja Caerphilly përfaqëson një shembull tjetër të një kështjelle që ndryshon pafund.

I përket shekullit të 13-të në Uellsin e Jugut, e ngritur nga baroni Norman për të bllokuar pushtimin dhe kjo ia doli mbanë pasi tani është kështjella e dytë më e madhe në Britani.

  Një kështjellë model por kur u  shkatërrua pas luftës civile në Angli, kaloi në duart e markezes të Bute, në fund të shekullit të 18-të dhe u kthye si një ndërtesë shumë e këndshme.

Sot liqeni i saj i mbushur me rosa dhe parku i gjuetisë janë një ëndërr për të gjithë vizitorët.

Shtëpitë e thesarit

Në disa raste, kështjellat e Uellsit u konceptuan, që nga fillimi, si shtëpi turistike. Kalaja Penrhyn e cila ka një strukturë që duket dikur i'u ka mbijetuar luftrave në të vërtetë ajo kurrë nuk ka parë luftë.

Ajo është ndërtuar në fillim të shekullit të 19-të për një pronar të minierës mega në Uells si një lloj fantazie e një kështjelle mesjetare. Ajo ishte krijuar posaçërisht për të bërë festa dhe takime njerëz të artit apo dhe për tu vizituar nga turistët.

Kështjella Coch, një tjetër kështjellë e dizajnuar si vepër arti më shumë  sesa kështjellë pasi është më e preferuara për dasmat dhe filmat. Çdo vit aty martohen shumë turistë ku me shumë mundësi kanë shkuar në Uells vetëm për këtë.

Tashmë këto kështjella janë emblema të një Uellsi që vazhdonte të ndryshonte formën, por që tani, më në fund dhe shumë i lumtur, mund të jetojë në paqe me kështjellat turistike.

Burimi: National Geographic. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë