Vende dhe Udhetime

Kështjella Highclere të jep mundësinë të jetosh si një lord

Fansave të serialit hit “Downtown Abbey” do u jepet mundësia “të jetojnë si një lord dhe një zonjë në një kështjellë” dhe kështjella është pikërisht ajo në të cilën seriali u xhirua.

Për të shënuar publikimin e filmit “Downtown Abbey”, Konti dhe Kontesha e Carnarvon e kanë vendosur kështjellën Highclere e cila ndodhet në Hampshire në faqen e rezervimeve online në internet. Reklama fton dy njerëz të cilët kanë mundësinë të qëndrojnë në një nga 300 dhomat e kështjellës dhe të “trajtohen si mbretër”. Me një çmim prej 150$, çifti do ketë mundësinë të shoqërojë Kontët për kokteile në sallon gjatë mbasdites, duke vazhduar më pas me një darkë tradicionale në dhomën e ngrënies së shtetit.

Pas darkës, do shërbehet kafja në librari dhe më pas të ftuarit do shkojnë në dhomën e tyre e cila është një nga dhomat kryesore, me një tualet gjigand dhe me një ballkon nga ku mund të shohësh parkun e madh prej 400 hektarësh. “Gjatë qëndrimit të tyre, Lordi dhe Zonja Carnarvon do tju shpjegojnë të ftuarve historinë e pasur dhe trashëgiminë e kështjellës Highclere gjatë një turi privat nëpër kështjellë”, thotë lajmërimi.

Ndërkohë që dhoma thuhet se ka tharëse flokësh dhe shampo, ajo nuk do ketë wifi apo televizor. Rezervimet hapen në 1 tetor dhe pritet që të ketë një numër të madh aplikantësh. Ata duhet të tregojnë se janë “të apasionuar pas “Downtown Abbey”” në mesazhin ku kërkojnë të rezervojnë qëndrimin në kështjellë dhe mesazhi më kreativ do jetë ai që do përzgjidhet.

“Është një privilegj absolut dhe kënaqësi që mund ta quaj kështjellën Highclere shtëpinë time dhe jam e lumtur që mund ta ndaj me dikë për një qëndrim me të vërtetë unik”, shkruajti Zonja Carnarvon në lajmërim. “Kështjella Highclere ka qënë e familjes Carnarvon që në vitin 1679 dhe ka një histori të mrekullueshme. Jam shumë e dhënë pas historive dhe trashëgimisë së kësaj kështjelle, dhe mezi po pres të mirëpresë të ftuarit tanë të ardhshëm”.

Pamje nga disa dhoma të kështjellës :


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë