Politike

Këshilli Kombëtar/ Kishte ftesë, por Bardhi e refuzoi. Berisha: Edhe në hënë të më çojnë do bëj opozitë

Sali Berisha zhvilloi takimin e paralajmëruar të Këshillit Kombëtar pa surpriza. Ai i kishte drejtuar një ftesë publike Gazment Bardit të ishte i pranishëm, por as ai dhe as deputetët që e mbështesin nuk ishin. Ndoshta për të vetmen arsye që i ndajnë dy palët, Sali Beriha në krye të opozitës. Në një podium të improvizuar, Sali Berisha tha se ai do ta drejtojë opozitën kudo të jetë.  

“Jo në shtëpi, në qeli apo në ndonjë ishull, por edhe në Hënë po të më çojnë, unë do gjej mënyrë për të bërë opozitë dhe do qëndroj për të vërtetën.

Pasioni im është pasioni i njeriut të lirë. Është i vetmi pasion që tek unë nuk njeh moshë, nuk njeh kufi.

Sot jam po kaq i motivuar dhe i vendosur sa kam qenë 33 vite më parë në luftën kundër diktaturës…”, tha ai, duke shene nje shpjegim te gjate se ai ka mbrojtur të vërtetën dhe se me arrestimin ndaj tij synohet të asimilohet opozita.  

"Tani duan dhe të burgosin Sali Berishën, por e vërteta është se për të bërë këtë nuk kanë asnjë provë, asnjë fakt dhe nuk do kenë kurrë....
Unë jam Sali Berisha, me fuqinë e të vërtetës nuk mposhtem kurrë. Pikërisht se nuk kanë prova, ky arrestim mund të realizohej vetëm nga një zinxhir shkeljesh ligjore, aktesh antikushtetuese, nga të gjitha institucionet që dolën zbuluar se marrin urdhër politik." 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë