Politike

Këshilli i Sigurimit, nis intervistimi i kandidatëve që do përfaqësojnë Shqipërinë

Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur sot intervistat me kandidatët që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit.

Të gjithë kandidatët do të vlerësohen nga një Komision i përbërë nga disa prej diplomatëve më me përvojë të MEPJ dhe një përfaqësuese e lartë e Këshillit të Ministrave.

Ministrja e Punëëve të Jashtme, Olta Xhaçka, thotë se kjo ishte dita e parë e një procesi që do të përmbyllet në fund të kësaj jave, për shkak të numrit të lartë të aplikimeve, si nga përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm, ashtu edhe nga kandidatë nga qytetarë e qytetarë shqiptare nga mbarë bota, ekspertë e profesionistë, që kanë shprehur vullnetin të kontribuojnë duke përfaqësuar vendin e tyre si pjesë e Ekipit.

Xhaçka shprehet se do të bëhet gjithçka që shqiptarët të përfaqësohen në këtë moment historik vetëm nga profesionistët më të mirë.

Me 175 vota, nga 117 të nevojshme, Shqipëria u zgjodh për herë të parë me 11 qershor, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë në OKB, një ngjarje kjo historike për vendin tonë.

Kjo shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina që kanë të drejtë vetoje si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

Këshilli i Sigurimit merret me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ai ka kompetenca të dërgojë paqeruajtës në rajone të trazuara, si dhe të miratojë sanksione.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë