Bota

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbështet planin e armëpushimit mes Izraelit dhe Gazës. Tre fazat që propozohen

Nga Gazeta 'Si'-Këshilli i Sigurimit Të Kombeve të Bashkuara ka votuar mbrëmjen e së hënës rezolutën e propozuar nga SHBA për një armëpushim të përhershëm edhe lirimin e pengjeve në Gaza.

Rezoluta u kalua me 14 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim nga Rusia.

Kujtojmë se në rezolutë shkruhej ndër të tjera se Këshilli i Sigurimit: "Përshëndet propozimin e ri të armëpushimit të shpallur më 31 maj, të cilin Izraeli e pranoi, i bën thirrje Hamasit që gjithashtu ta pranojë atë dhe u kërkon të dyja palëve që të zbatojnë plotësisht kushtet e tij pa vonesë dhe pa kushte.”

Sipas propozimit të SHBA, armëpushimi do të evoluojë në një fund të përhershëm të armiqësive dhe lirimin e të gjithë pengjeve përmes diskutimeve intensive midis dy palëve. Një fazë e tretë do të përfshinte nisjen e një përpjekjeje të madhe rindërtimi.

SHBA ka kërkuar miratimin e OKB-së për propozimin që kur u zbulua nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden më 31 maj.

Propozimi fitoi mbështetjen e misionit palestinez, me një klauzolë që thoshte se një armëpushim fillestar gjashtë-javor do të zgjatej për sa kohë që bisedimet të vazhdonin për një fazë të dytë.

Vetëm disa orë para votimit në OKB, Blinken tha se mesazhi i tij për liderët në rajon ishte: “Nëse doni një armëpushim, shtyni Hamasin që të thotë po”. Grupi ka thënë më parë se mbështet pjesë të planit dhe lëshoi ​​një deklaratë të hënën duke “përshëndetur” rezolutën e Këshillit të Sigurimit.

Hamasi ka të ngjarë të kërkojë garanci se plani do të çonte në një armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë