Politike

Këshilli i Rregullores miraton ndryshimet në rregullore (mungon në bllok opozita)

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin miratoi vetëm me  votat e mazhorancës dhe pa praninë e opozitës, kërkesën e PS për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

Ndryshimet do të kalojnë në Kuvend në seancën e së enjtes, 14 dhjetor, ku pritet të miratohet rregullorja e re.

Ndryshimet e rregullores konsistojnë në përjashtimin me 2 muaj të deputetëve nga Kuvendi, nëse prishin punimet normale të Kuvendit.

Sipas rregullores aktuale dënimi për deputetët parashikohet 10 ditë, ndërsa sipas kërkesës së Partisë Socialiste ky dënim shtrihet deri në 60 ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë