Këshilli i Mandateve mblidhet sot, 18 dhjetor, në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.
Ky i fundit nuk ka qartësuar nëse do të jetë në mbledhje apo jo duke ia lënë si vendim avokatëve të tij.
Ajo që dihet me siguri është një protestë që ai ka thirrur para ambienteve të kryesisë 30 minuta para së të fillojë mbledhja. Ndërkohe kanë konfirmuar prezencën të gjithë anëtarët e PS-së në këtë Këshill dhe Enkelejd Alibeaj i PD-së zyrtare, duke plotësuar kuorumin për të zhvilluar mbledhjen.
Ende nuk kanë konfirmuar Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi edhe ata anetarë të Këshillit.
Ndërkohë kryesia e Kuvendit është rrethuar me dy kordona policie rreth dy orë para protestës së paralajmëruar nga Berisha.
Paralelisht me këto zhvillime, 28 deputetë të grupit parlamentar të PD-së e cilësojnë shkelje të ligjit themeltar të shtetit dhe një vendim të diktuar politikisht masën e dhënë nga SPAK-u ndaj Sali Berishës, iu drejtuan pak ditë më parë Gjykatës Kushtetuese, duke u kërkuar togave të zeza pezullimin e masave shtrënguese ndaj ish-kryeministrit dhe interpretimin e nenit 73 të Kushtetutës, pika 2 e tij.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Lindita Nikolla, kryetare
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj
Arben Pëllumbi
Bledi Çuçi
Gazment Bardhi
Enkelejd Alibeaj
Ervin Salianji
Greta Bardeli
Saimir Korreshi
Anëtarë zëvendësues
Xhemal Qefalia
Klevis Xhoxhi
Blerina Gjylameti
Dhurata Tyli Çupi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.