Politike

Këshilli Bashkiak, Teliti: Veliaj synon t’i japë 5.7 mln euro inceneratorit që s’djeg

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak i Tiranës, Dorian Teliti tha se, “Erjon Veliaj planifikon t’i paguajë 5.7 milionë euro të tjera projektit të inceneratorit që nuk djeg”.

“Pasnesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, një ndër pikat e rendit të ditës janë pikërisht ndryshimet që Erjon Veliaj ka ndërmend të bëjë në buxhetin e bashkisë, ku spikat me nje vlerë tejet të lartë edhe zëri i inceneratorit, me plotë 5.7 milionë euro.

Ndaj i bëjmë thirrje ndërgjegjes qytetare të këshilltarëve socialistë. Mos u bëni miratues me kartonin tuaj të vjedhjes së parave të taksapaguesve të Tiranës.

Mos u bëni noterë të abuzimit me fondet që në vend që të digjen e vidhen me inceneratorë që nuk ekzistojnë, hajde t’i çojmë për ndërtimin e çerdheve e kopshteve, aq të nevojshme për qytetarët e Tiranës që ne përfaqësojmë.

I bëj edhe njëherë thirrje Ministrisë së Financave, që t’i kthehet ligjshmërisë në pagesat e thesarit dhe të mos tolerojë apo të bëhet palë e asnjë shkeljeje ligjore dhe pagesash abuzime.

Çdo qindarkë vlen, dhe ne këshilltaret e opozitës do mbrojmë interesin, mundin dhe djersën e qytetarëve të Tiranës”, tha Teliti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë