Lajme

KESH: Thatësira nuk po e pengon prodhimin e energjisë

KESH sh.a raporton se situata në të gjithë kaskadën e lumit Drin është në kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, duke menaxhuar në mënyrë optimale prodhimin e energjisë.

Veprat hidroenergjetike të kaskadës së Drinit po administrohen nga KESH në një regjim optimal shfrytëzimi, në përputhje të plotë me parashikimet e Rregullores për Menaxhimin e Plotave.

“Sjellim në vëmendje të opinionit, se falë mirëadministrimit dhe menaxhimit të prurjeve në kaskadë gjatë periudhës së fundit, pavarësisht një viti të thatë dhe me reshje të pakëta, niveli i liqenit të Fierzës është sot mbi mesataren shumëvjeçare”-thotë KESH në deklaratë.
Niveli mesatar shumëvjeçarë në liqenin e Fierzës për datën 6 Gusht është shënuar 281.36 metra.

Kesh sh.a thotë se do të vijojë prodhimin e energjisë elektirike duke menaxhuar dhe administruar në mënyrë optimale prurjet në kaskadën e lumit Drin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë