Ka ndodhur

Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli lë sërish në burg Ardian Çapjen

Kërkesa e Ardian Çapjes për një masë më të butë sigurie, është refuzuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar. Apeli vendosi që Çapja të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.

53-vjeçari nga Elbasani, i arrestuar edhe më parë si i dyshuar në veprimtari të paligjshme, sidomos në fushën e trafikut të drogave të forta, akuzohet për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në 2012-ën

Ky i fundit, dyshohej se ishte i përfshirë në vrasjen e Sokol Çapjes, në vitin 2012, krim që shënoi nisjen e një sage hakmarrjeje mes fiseve në Elbasan që në 16 vite ka shkaktuar disa viktima.

Çapja u arrestua në 29 mars të këtij viti dhe një ditë më pas përfundoi në spital, pasi pretendoi se kishte probleme shëndetësore.

Gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjet një kallashnikov dhe 5 radio komunikimi, si dhe disa uniforma të ngjashme me ato të policisë.

Çapjes në të shkuarën i janë bërë disa herë atentate, nga ku ka mundur të shpëtojë, pasi vetëm është plagosur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë