Ka ndodhur

Kërkoi lirimin për kujdesin ndaj fëmijëve, Apeli lë në burg ish-gjyqtaren e Krujës

Gjykata e Apelit të GJKKO-së, ka lënë në burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxhën. Këtë të premte, Hoxha kërkoi masë më të butë sigurie, me pretendimet se ajo do të kujdeset për vajzën e saj te mitur dhe djalin me probleme shëndetësore.

Por gjykata rrëzoi kërkesën e saj, duke lënë në fuqi kërkesën e SPAK për "arrest me burg". Ajo u arrestua nën akuzën e korrupsionit, ku në këmbim të shumave monetare, ndërhynte për uljen e dënimit për të burgosurit në mënyrë që ata të liroheshin.

Përveç saj, u arrestuan edhe sekretarja e gjykatës, Emanuela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku, të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin të mundur lirimin e të dënuarve.

Ndërkohë, rreth dy muaj më parë KLGJ pranoi kërkesën e ILD për shkarkimin nga detyra të magjistrates. Vendim të cilin Hoxha e ka apeluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë