Rend dhe Ligj

Kërkoi 4 mijë euro për të mos arrestuar të riun, prangoset polici në Kavajë

SPAK dhe SHÇBA, arrestojnë në kushtet e flagrancës 1 punonjës policie me detyrë specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, për korrupsion.

Ky shtetas i kishte kërkuar 4 mijë euro një qytetari që të mos i arrestonte djalin, i cili kishte thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.

Punonjësi i policisë I. D, dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jep detyra dhe funksioni, ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv”.

“Me qëllim ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” në “Mosbindje ndaj punonjësit të Policisë”, oficeri i Policisë kërkonte shumën e sipërmendur prej një periudhe disamujore në formë kërcënimi, si duke ushtruar presion në ambientin e biznesit të shtetasit”, thuhet në njoftim.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të SHÇBA-së arrestuan N/Komisarin I.D., si dhe sekuestruan si prova materiale vlerën monetare prej 4 mijë eurosh dhe celularin e tij.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë