Lajme

Kërkohej për tentativë vrasje, kapet i armatosur 23-vjeçari në Tiranë

Në sajë të operacionit policor “Aleati”, në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimit ndaj personit, Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar.
Policia bën me dije se ka përfunduar në pranga shtetasi me inicialet A. G. 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Mësohet se në momentin e kapjes në një lokal në rrugën “Teodor Keko” shtetasi A. Gj kishte me vete në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 5 fishekë luftarakë.
Për 23-vjeçarin, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Shtetasi A. Gj, më 13 maj të vitit të shkuar në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. B., i cili ka mbetur i plagosur.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1313831448793871/?__xts__[0]=68.ARBN3JI1-2y1MXBG-U78DGLqd3RPxNIiVBUC8VNkH8HDF1fN1eb4zzgaaMbSKbjVqBHztPeKB3zUyF-m_sgBzd1RIj7j6F-cRxBtzkctuwOs46_pyeNEfGt9O0VNV9E_wEFawOWiNQqPT0ATf4Xym6QPG-bvmyepx385chiJzhdfGRxD8SV8D9QRNQlGG4QTrqVHfERloqveM98u6zuD-oEZJn7SmGPFcbg-RghsBLPh3tAbmCKjx6RJY4GXFbbIcMqBdUcSLkNE7hCJUoVuuzWqMAWwdR7eNqqLD2XXCINJqnSboI3baXequgb8b4Lbh6aD9RlfoZ7HJJuntOMVycf5B7ocP9KIdHr7Wjs5&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë