Rend dhe Ligj

Kërkohej nga Italia për organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet në Shkodër

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, kanë arrestuar shtetasin me iniciale V.Gj., i cili ishte në kërkim për  “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

“29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences, Itali, më datë 27 shkurt 2020 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, njofton policia.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë