Lajme

Kërcënon punonjësit e bashkisë, arrestohet 61-vjeçari në Kamëz

Policia e Kamzës ka vënë në pranga një 61-vjeçar, i cili ka kërcënuar për shkak të detyrës punonjësit e Bashkisë Kamëz.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet R. S., 61 vjeç, banues në Valias i ri, në Kamëz.
Siç njofton policia, ky shtetas është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e tij dhe gjatë momentit që po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë