Lajme

Kërcënoi me armë, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti dhe duke arrestuar një 19-vjeçar. Policia është vënë menjëherë në lëvizje pas njoftimit të marrë nga një 35-vjeçar banues në Vlorë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta po kanosej me armë zjarri nga shtetasi G. B.
Për pasojë ka përfunduar në pranga shtetasi G. B., 19 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një dozë lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë