Lajme

Kërcënoi biznesmenin, arrestohet Lavdrim Tufa

Lavdrim Tufa është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet se ka kërcënuar një administrator të një firme në Tiranë, duke i kërkuar atij 90 mijë euro.

I njohur si vrasësi i “Mirit të Xhikes” 15 vite më parë, 37-vjeçari është rithyer në vëmendjen e autoriteteve.

Bëhet me dije se Tufa i ka kërkuar shumën prej 90 mije eurosh duke e kanosur administratorin e një firme private, me pretendimin se ky i fundit kishte detyrime ndaj shtetasit italian P. E., 50 vjeç.

Gjithashtu procedua në gjendje të lirë për “Moskallëzim Krimi”, shtetasi:

F. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka pasur dijeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar pranë shërbimeve të Policisë.

Në lidhje me rastin u shpallën në kërkim dhe 2 shtetas të tjerë dhe po punohet për kapjen e tyre:

P. E., 50 vjeç, banues në Itali

 A. G., 49 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. T., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një antiplumb.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Lavdrim Tufa u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e Fatmir Ramës të njohur ndryshe si ‘Miri i Xhikes’ në mars të 2003 në zonën e Lundrës,

I arrestuar në vitin 2004 Tufa kaloi një proces të gjatë gjyqësor, duke arritur deri në vendimin e datës 13.02.2013, të Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili la në fuqi Vendimin nr. 1723, datë 30.11.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me 20 vjet burgim me vendim të formës së prerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë