Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka kallëzuar në polici një rast shqetësimi, pasi prej disa ditësh merrte telefonata kërcënuese.
Çështja po trajtohet nga komisariati nr. 4, i cili ka referuar materialet në Prokurori për një 32-vjeçare nga Berati, e cila që prej datës 28 janar ka shqetesuar mjeken me telefonata të shumta për motive të dobëta.
Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në një vit.
Pas kallëzimit penal që shefja e Infektivit ka bërë në polici, çështja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.