Rend dhe Ligj

Kërcënohet me jetë kryeministri Rama: Do të të fus plumbin ballit!

Një person raportohet se është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga agjentët e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, pasi ka kërcënuar me jetë kryeministrin Edi Rama.

Andrea Kurti jetonte me qira në zonën e “Unazës së Re” nga Puka. Ai ka kërcënuar kryeministrin Rama me telefon dhe përmes rrjeteve sociale.

Sipas raporteve, në një prej mesazheve kërcënuese personi i arrestuar i shkruante Ramës: “Do të të fus plumbin ballit”.

Ndërkohë, ai i kishte fshirë mesazhet kërcënuese nga telefoni, por kanë qenë ekspertët që i kanë rikthyer sërish.



Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë