Trend

Këpucët që do të veshim këtë vjeshtë

Vera mund të ketë sandalet dhe dimri çizmet, por këpucët e duhura për stinën e vjeshtës asnjëherë nuk janë i njëjti lloj. Dhe këtë sezon, stili më bindës mund të jenë pupat. Periudha e ndryshimit mes verës dhe dimrit do të thotë se ti mund të eksperimentosh me të gjitha llojet e këpucëve, duke filluar nga shapkat deri tek pupat dhe çizmet.

Sidoqoftë, ky stil i huazuar nga këpucët e djemve është perfekt për të shkuar në punë, për ti mbajtur veshur gjatë gjithë ditës dhe akoma më mirë për të bërë ndonjë shëtitje duke shijuar gjithë ngjyrat dhe freskinë që ky sezon na ofron.

Madje mund ti provosh që këtë fundjavë, vish një palë pupa të tilla me një palë xhinse të gjera dhe ndonjë bluze me krahë të gjata lart duke qënë se është freskuar pak këto ditë. Një veshje e tillë ka fuqinë të përshtatet me çdo kohë të ditës. Pupat janë gjithashtu perfekte për të lënë një përshtypje të mirë në klasë apo në punë, ndërkohë që nëse zgjedh një palë pupa pak më serioze ato do shkojnë me çdo rast që mund të kesh në kalendarin tënd. Vetëm mos harro të zgjedhësh disa çorape elegante që të shkojnë me to.

Më poshtë keni disa ide se si mund ti vishni këto lloj këpucësh :


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë