Të stampuara kishin fjalët “100% të prodhuara në Itali”, por ka rezultuar se 2500 këpucët e kapura në një konteiner në portin e Ravenas ishin prodhuar të gjitha në Shqipëri.
Malli është sekuestruar gjatë një kontrolli nga zyrtarët e Policisë Financiare dhe doganore ndërsa është identifikuar edhe një shtetas shqiptar në Pulia, përfaqësues ligjor i produkteve të rreme “Made in Italy”.
Falsifikimi i tyre është bërë në Itali, dhe autoritetet e konsiderojnë një formë të rëndë të ilegalitetit, e cila mund të shkaktojë dëme të rënda për ekonominë italiane. Gjithashtu shkelje të rëndë përbën edhe mashtrimi i konsumatorëve të cilët i besojnë produkteve “Made in Italy” të cilat mund të rezultojnë me cilësi më të ulët nga sa pritej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.