Keshilla

Keni thonj të brishtë? Ja çfarë duhet të bëni

Mungesa e vitaminave është arsyeja kryesore pse ju keni thonj të dobët, veçanërisht mungesa e hekurit. Hekuri lehtëson formimin e hemoglobinës, një molekule që mbart qelizat e kuqe të gjakut të ngarkuara me oksigjen në matricën e thonjve. Si pasojë, mungesa e këtij minerali themelor nuk lejon që thonjtë të rriten në mënyrën e duhur, duke ndryshuar formën e tyre. 

Çfarë duhet të bëni?

 Nëse vini re që thonjtë tuaj po dobësohen, këshillohet të bëni një test për të parë nivelin e hekurit në gjak. Nëse del që sasia e hekurit është e pakët atëherë duhet të shtoni në dietën tuaj ushqimore ato ushqime që kanë përmbajtje të lartë hekuri: spinaqi, thjerrëzat, çokollata etj.

 Një këshillë tjetër është të tregoni kujdes me produktet e thonjve që përdorni. Kufizoni përdorimin e açetonit, pasi është mjaft agresiv për thonjtë.

Mbani thonj të shkurtër: Për të shmangur dëmtimin e tyre, është mirë që thonjtë t’i prisni shpesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë