Vende dhe Udhetime

Keni menduar ndonjëherë çfarë fshihet vërtet në fund të maleve me dëborë?

Një raport arkeologjik  tregon se mbas akullit dhe dëborës mund të fshihet diçka. Sipas raportit kjo gjë është hasur në provincën e Langfonne në Malet Jotunheimen, Norvegji ku dëbora kishte mbuluar një sërë objektesh antike.
Rezultatet e treguan se arkeologët duke gërmuar kishin zbuluar 68 shigjeta që prej Epokës së Hekurit të përdorur në gjueti, një këpucë 3,300-vjeçare nga epoka e bronzit dhe një sërë objektesh të tjera të lashta. 
Autorët e raportit e kanë konsideruar gjetjen e shigjetave si  një ndër gjetjet më të mëdha nën akull në Evropën Veriore.

Ngrohja globale ka bërë që akulli në Langfonne, ku u gjetën shigjetat, të shkrijë dhe të zbulojë edhe më shumë malet. 
"Me akullin që po shkrin për shkak të ndryshimit të klimës,  janë thelluar provat për gjuetinë antike në Langfonne" tha Lars Pilo, autori kryesor i studimit dhe arkeolog.
Sipas tij edhe pse shkrirja e akullit, është një ngjarje e cila nuk duhet pritur mirë, siguron një mundësi të paparë arkeologjike për njohuri të reja.
Sipas raportit, gjetjet nga periudha e neolitit të vonë (2400-1750 p.K.) janë ruajtur më mirë në krahasim me ato të 2,000 viteve që pasuan.


Duke përdorur teknologjinë e radarit depërtues në tokë (GPR), lëvizja e akullit mund të jetë arsyeja pse janë përkeqësuar shigjetave më të vjetra.
Të dhënat e GPR zbuluan se deformimi i akullit në brendësi të mund të ketë thyer shigjetat e vjetra, por gjithashtu ndihmoi në nxjerrjen e tyre në sipërfaqe për t'u zbuluar.
"Arkeologjia akullnajore ka potencialin të transformojë kuptimin tonë të veprimtarisë njerëzore në malet e larta dhe më gjerë,"theksoi Pilo.

Burimi:The Independent/Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë