Trend

Këmishat e gjera, gjëja e vetme që do të duash të veshësh në vjeshtë

Ndonjëherë nuk ka asgjë më të rehatshme se të veshësh një këmishë të gjerë dhe një palë xhinse në një ditë të freskët vjeshte. Nuk ka rëndësi sa zyrtare apo sa minimale, këmisha është një element kryesor i çdo garderobe dhe nuk ka asnjëherë kohë. Si pasojë e stilit të instagramit, ne mund ta kemi humbur shijen e magjisë së një look-u klasik, duke e zëvëndësuar atë me korse dhe bluze në madhësinë e sutjenave.

Sipas atyre që e njohin më së miri modën dhe ndjekin çdo trend, këmisha do jetë kryefjala e këtij sezoni. Ajo mund të mos jetë larguar asnjëherë plotësisht, por pati momentin e saj të veçantë të rikthimit gjatë Javës së Modës në New York. Kishte plot këmisha me kopsa të shoqëruara me fustane shumëngjyrëshe apo me funde të fryra, ndërkohë që disa kishin provuar një stil të ri duke veshur bluze të shkurtra me një mëngë sipër tyre. Sigurisht që stili tradicional amerikan nuk mund të mungonte, një këmishë e thjeshtë e veshur me një pulovër sipër dhe një palë xhinse që rrinë perfekt mbas trupit.

Ky sezon është koha e duhur për të shtuar këmishat në garderobën tonë dhe ti përdorim ato për të shprehur stilin tonë personal.

Më poshtë janë disa kombinime se si mund ti veshim :


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë