Vende dhe Udhetime

Kemer, një vend perfekt për aktivitete në natyrë

Kemeri është një qytet bregdetar në një nga vendet më mahnitëse përgjatë Mesdheut. Ai është i vendosur përgjatë rrugës historike Lycian, duke e bërë atë një zonë të njohur për njerëzit që pëlqejnë të ngrenë kampe në natyrë.

Bukuria natyrore e bën atë një vend perfekt për të gjitha llojet e aktiviteteve në natyrë, duke përfshirë kampe dhe gjithashtu hiking malor, çiklizëm, gara me varka, etj. Deri në fillim të viteve 1980 ky ishte një zonë e qetë, por sot qyteti i Kemerit dhe fshatrat bregdetarë rreth tij luajnë një rol shumë të rëndësishëm në turizëm në Turqi. Për shkak të vendndodhjes së tij të mahnitshme drejt Mesdheut çdo vit organizohen festivali i Olimpos, ku njerëzit mblidhen për të parë gara të sporteve të ndryshme.

Kanioni i Göynük në Kamer është i njohur brenda Turqisë si një nga pikat më të bukura. Pyjet dhe liqenet janë mahnitëse, dhe në vjeshtë njerëzit shkojnë aty për të parë gamën e ngjyrave, për të mos përmendur kuzhinën lokale e cila është e pakrahasueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë