Politike

Këlliçi kërkesë Dumanit: Ruani standarde hetimi edhe për inceneratorin e Tiranës, emri i Veliajt po shmanget  

Belind Këlliçi i ka kërkuar drejtuesit të SPAK-ut Altin Dumani që të ruhet i njëjti standard si me rastin e sterilizimit ashtu edhe për hetimet për inceneratorin e Tiranës.  

“Kjo kërkesë vjen si pasoje e mos reagimit nga ana e prokurorit Dritan Prençi, i cili ka nën hetim çështjen më të rëndësishme të këtyre tre dekadave, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Deri më sot, kemi faktuar me prova dhe fakte përtej dyshimit të arsyeshëm, se Erion Veliaj është zyrtari kryesor i cili me veprimet dhe mos veprimet e tij, ka ideuar, miratuar dhe implementuar këtë mega aferë korruptive. Këto prova gjenden pikërisht në hetimin që ka kryer vete drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në dosjen hetimore ndaj ish zv. Kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Këto prova gjenden në raportin e KLSH, i cili është administruar nga prokurori Prençi. Në kërkesën time, i drejtohem z. Dumani, që të mbaje të njëjtin standard, tashmë të bërë publik prej tij në takimin informal me gazetarët në fund të dhjetorit të kaluar, ku është shprehur për hetimin e koncensionit të sterilizimit dhe implikimin e ish-ministrit Ilir Beqja. Citojmë:

 ‘Jemi prokurorë, por s’do të thotë të mendojmë dhe arsyetojmë të gjithë njësoj. Kam ndërhyrë me udhëzim detyrues që në muajin maj, kur nuk ishin dhënë masat e para. Kam shprehur qëndrimin tim në raport me çështjen dhe rolin e ish-ministrit. Prokurorët e çështjes në vijim kanë marrë pjesërisht në konsideratë qëndrimet e mia, por edhe të gjyqtarit Bani”, tha ai.

“Në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorit të Tiranës, drejtuesi Dumani shprehet se: ‘Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori që mund të ketë kryer veprime penale. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion.

Bazuar nga sa më sipër, i kërkojmë z. Dumani që të ruajë të njëjtin standard si në aferën e sterilizimit dhe të reagojë sa më pare me një udhëzim detyrues”, tha Këlliçi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë