Politike

Këlliçi: Erion Veliaj, pronari real i inceneratorit të Tiranës

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, e ka drejtuar gishtin sërish tek Erion Veliaj kur bëhet fjalë për inceneratorin e Tiranës dhe përgjegjësitë që lindin prej mos zbatimit të ngritjes së tij

“Jemi sot sërish para jush për tu rikthyer në vëmendje ato prova çka Prokurori i cili po heton çështjen e Inceneratorit të Tiranës, refuzon t’i shohë kur bëhet fjalë për Erion Veliajn.

Më datë 10 korrik 2023, Belinda Balluku i drejtohet me shkresë Erion Veliajt ku i thotë shprehimisht se dy anëtarët e Bashkisë Tiranë në NJZP, kanë bllokuar prej më shumë se dy vitesh punën e kësaj strukture. Dhe që ta kuptoni më qartë rëndësinë e kësaj strukture, po u lexoj një pjesë të shkresës: ’Kontrata Konçensionare “Për Ndërtim Lendfilli, Inceneratorit dhe Rehabilitimit të Vend depozitimeve Ekzistuese Tiranë dhe Prodhimi të Energjisë Elektrike”, monitorohet nga Njësia e Zbatimit të Projektit, e cila është struktura administrative e ngarkuar për ndjekjen, zbatimin e kushteve dhe përgjegjësive kontraktuale, ushtrimin e mbikëqyrjes së vazhdueshme”, tha Këlliçi

Më tej, ai citon: “Në fund të këtij dokumenti, Belinda Balluku nënvizon se: ‘Mos ushtrimi i detyrave të NJZP, mungesa e pjesëmarrjes në takimet periodike dhe mos raportimi pranë Autoritetit Kontraktor, shkakton vonesa dhe problematika në realizimin e projektit, me rrezik cenimit e interesave të palës shtet”

Sipas Këlliçit, Veliaj, është pronari real i Inceneratorit të Tiranës.

“Ai me urdhrat e tij ka bllokuar qëllimisht punën e strukturave monitoruese, në mënyrë që paratë të zhduken pa lënë asnjë gjurmë”, tha Këlliçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë