Ka ndodhur

KED i ndaloi kandidimin për në Kushtetuese 3 gjyqtarëve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e 3 gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese. Ata janë Aldona Sylaj, Ardita Buna dhe Shaqir Hasanaj të cilët ishin kandidatët për vakancën e shpallur nga Presidenti. Ardita Buna ishte njëkohësisht kandidate për vakancën shpallur nga Kuvendi.

KED ka lënë në fuqi kandidimin e 3 emrave të tjerë: Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Aleksandër Toma. 

Presidenti dhe Parlamenti tashmë duhet të përzgjedhin nga një emër nga lista me 3 kandidatë të propozuar nga KED për të plotësuar dy vakancat për Gjykatën Kushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë