Ne rrjet

KE reagon për Teatrin: Keqardhje, u përdor dhunë gjatë prishjes së ndërtesës

Komision Europian ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar një ditë më parë, duke dënuar përplasjen mes policisë dhe aktivistëve e artistëve që kundërshtuan vendimin.

KE shprehet e keqardhur që nuk u ndoq thirrja  e tyre për dialog, “para se të merrej ky vendim i pakthyeshëm”, ndërsa theksuar se u përdor forca gjatë prishjes së Teatrit.

“Teatri Kombëtar në Shqipëri u shemb në kohën kur ne kishim bërë thirrje për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile. Duhej dialog para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Shprehim keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq.

Ne i kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet në terren. Në veçanti konstatojmë se u përdor forca gjatë prishjes së Teatrit. Përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional me rrethanat“, thekson KE.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë