Politike

Kë njihni kryetar të grupit të PD? Çuçi: Për këtë çështje ka parti dhe gjykata

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, në një dalje para mediave tregoi se prioritet i socialistëve për këtë sesion të ri parlamentar është vota e emigrantëve.

“PS e ka një draft për votën e emigrantëve, ndërsa duhet vetëm konsensusi i opozitës që ai të kthehet në ligj. Ftoj këdo kryetar të çdo grupi parlamentar që të shohë me prioritet votën e emigrantëve”, tha Çuçi.

Kur u pyet se kë njeh mazhoranca si kryetar të grupit parlamentar të PD, Çuçi u përgjigj: “Nuk do të hyjmë kurrë në betejën e brendshme të PD-së. Për ne kanë interes betejat për qytetarët shqiptarë. Partitë kanë rregulla të qarta, ka edhe gjykata, nuk përcaktojmë ne se kush është kreu i një partie të caktuar apo kryetari i një grupi parlamentar të caktuar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë