Lajme

Kavajë, kapet 45-vjeçari që shpërndante heroinë me biçikletë

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, pasi shpërndante lëndë narkotike.
Policia bën me dije se si rezultat i operacionit “Çiklisti”, u arrestua shtetasi L. M., 45 vjeç, banues në Kavajë. 45-vjeçari gjatë momentit që po qarkullonte me biçikletë në lagjen Nr. 3 Kavajë është ndaluar nga shërbimet e Policisë dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar, i janë gjetur disa doza me heroinë.
Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku janë gjetur doza të tjera me heroinë, një sasi lekësh e sende të tjera.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 125 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 36.700 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, biçikletë, 2 aparate celulare, 2 karta banke dhe një peshore elektronike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/727459834428468/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë