Futboll

Katar 2022 / Belgjika dhe Holanda shënojnë 15 gola, Ronaldo shpëton Portugalinë: Ngec Turqia (video)

Ndeshjet e sotme të kualifikueseve të Botërorit kanë regjistruar rezultate interesante ku thuajse të gjithë pretendentët kryesorë kanë regjistruar fitore në sfidat përkatëse. Belgjika ka blinduar vendin e parë në Grupin E falë një fitore 8-0 të marrë në shtëpi kundër Bjellorusisë. Katër gola për çdo pjesë për belgët, që mbrëmjen e sotme kanë luajtur me ekipin e dytë, duke lënë në stol disa prej yjeve të tyre, si Lukaku, De Bruyne dhe Mertens.

I përgjigjet Hollanda me 7 gola në portën e Gjibraltar, ndërsa Portugalia kalon 3-1 në Luksemburg, me Cristiano Ronaldon që përmbysi avantazhin e vendasve. Perisic është protagonist në 3-0 e Kroacisë ndaj Maltës, ashtu si Calhanoglu për Turqinë. Skuadra e Senol Gunes pasi fitoi kundër dy skuadrave më të forta të grupit, ndalet në 3-3 nga Letonia.

Fitore edhe për Wales në Grupin E. Skuadra e Gareth Bale ka mundur 1-0 në shtëpi Republikën e Çekisë falë një goli të Daniel James në minutën e 82-të. Mesfushori 23-vjeçar i United ka shënuar me kokë pas një krosimi perfekt të Bale.

Portugalia mori një fitore paksa të vështirë ndaj Luksemburgut për kualifikueset e Botërorit Katar 2022, me shifrat 1-3. Një ndeshje që konsiderohej e lehtë në letër, u bë delikate pas 30 minutave të para, kur vendasit shokuan luzitanët me golin e Rodrigues.

Në atë moment, Portugalia nisi ta merrte më seriozisht ndeshjen dhe barazoi në fundin e pjesës së parë me anë të Diogo Jotas. Pjesa e dytë ishte akoma më e mirë për luzitanët, që përmbysën gjithçka me anë të Cristiano Ronaldos. Për të mbyllur çdo diskutim për 3 pikët mendoi mesfushori i talentuar i Sporting Lisbonës, Palhina, i cili shënoi me një goditje të bukur me kokë pas një goditjeje nga këndi. Kështu, Portugalia mori fitoren e dytë në 3 ndeshje në grup, duke u ngjitur në krye me 7 pikë, po aq sa Serbia.

Azerbajxhan-Serbi 1-2

Shënues: Makmhudov (pen.) 59’ / Mitrovic 16’, 81’

Qipro-Slloveni 1-0

Shënues: Pittas 42’

Belgjikë-Bjellorusi 8-0

Shënues: Batshuayi 14’, Vanaken 18’, 89’ Trossard 38’, 76’, Doku 42’, Praet 49’, Benteke 70’

Uells-Çeki 1-0

Shënues: James 82’

Kroaci-Maltë 3-0

Shënues: Perisic 62’, Modric (pen.)  76’, Brekalo 90’

Sllovaki-Rusi 2-1

Shënues: Skriniar 38’, Mak 74’ / Fernandes 71’

Gjibraltar-Holandë 0-7

Shënues: Berghuis 42’, De Jong 55’, Depay 61’ 88’, Ëijndalum 62’, Malen 64’, Van De Beek 85’,

Mal i Zi-Norvegji 0-1

Shënues: Sorloth 35’

Turqi-Letoni 3-3

Shënues: Karaman 2’, Calhanoglu 33’, Yilmaz (pen.) 52’ / Savalnieks 35’, Uldrikis 58’, Ikaunieks 79’

Luksemburg-Portugali 1-3

Shënues: Rodrigues 30’ / Jota 45+2’, Ronaldo 51’, Palhinha 80’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë